Haziri e Hajrizi diskutojnë për digjitalizimin e shkollave të Gjilanit

20 dhjetor 2019 | 13:59

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim rektorin e kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha.

Haziri e ka falënderuar rektorin Hajrizi për vizitën, duke ofruar bashkëpunim të plotë në të mirë të zhvillimit të projekteve për Gjilanin.

Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në forcimin e platformës Smart City, për digjitalizimin e shkollave të të Gjilanit, për projektet që kanë të bëjnë me Planin Zhvillimor Urban dhe projekte tjera të rëndësishme.

Rektori Hajrizi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit, ndërkaq ka theksuar se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i akademisë me qytetet. “UBT ka frymë proaktive”, ka thënë ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) dhe nesër (e shtunë) do të zhvillohen…