Sot dhe nesër xhiroja e fundit në basketboll

20 dhjetor 2019 | 13:53

Sot (e premte) dhe nesër (e shtunë) do të zhvillohen ndeshjet e javës së 18 apo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Lipjanit, ku mitrovicasit do ta kërkojnë fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Feronikelit. ‘Xehetarët’ kanë tri fitore dhe 12 humbje, kurse lipjanasit kanë 15 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara. Përballje shumë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Prishtinasit janë liderë me 12 fitore dhe tri humbje, kurse therandasit ndodhen në vendin e katërt me 10 fitore dhe pesë humbje. Ky takim pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh se dy skuadrat kanë treguar lojëra shumë të mira në këtë kampionat. Të shtunën Bashkimi do të sfidohet nga Feronikeli. Prizrenasit kanë 11 fitore dhe katër humbje, kurse skuadra nga Drenasi ka katër fitore dhe 11 humbje. Sfida e fundit sjell edhe superderbin ndërmjet Rahovecit dhe Pejës, që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor.

Vreshtarët kanë 11 fitore dhe katër humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore dhe shtatë humbje. Këto dy skuadra janë ballafaquar edhe në Ligën Ballkanike, duke dhuruar ndeshje të bukura dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën mbrëma në palestrën “Mizair Isma”.

Superliga

Të premten takohen:
17:00 Trepça – Lipjani
19:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

Të shtunën takohen:

17:00 Bashkimi – Feronikeli
19:00 Rahoveci – Peja

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar gjykim…