Haziri: Ka kaluar koha kur deputetët moralizojnë se kush mund të flas në emër të Kosovës

31 korrik 2018 | 12:01

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, duke komentuar debatin e djeshëm parlamentar për dialogun me Serbinë, ka thënë se ka kaluar koha kur deputetët dalin në foltore dhe moralizojnë se kush mund të flas në emër të Kosovës.

Ai i ka quajtur skandale logjike deklarimet për kundër dhe për dialogut.

“Ka kaluar koha kur deputetët dalin në foltore dhe moralizojnë se kush mund të flas në emër të Kosovës. Dje dëgjuam fjalime se ‘ka kaluar koha kur njëshi flet, por edhe ne jemi gati pas legjitimitetit të marrim obligime për negociata’. Si duket është pak skandal logjik. Edhe për edhe kundër. Për, nëse jam unë, kundër, nëse është ai!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen Presidenciale…