Haziri: LDK-ja do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të vjeshtës

27 maj 2021 | 22:10

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se LDK-ja duhet të hyjë në një proces reformues të pakthyeshëm.

Ai thekson se nëse punohet në unitet, LDK-ja do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të vjeshtës.

“LDK duhet të hyjë në një proces reformues të pakthyeshëm, në të gjitha nivelet. Në këtë situatë nuk është e lehtë sepse për herë të parë e kemi humbjen historike dhe është hera e parë që e majta ideologjike e ka marrë besimin e popullit. LDK duhet të zhvishet nga enklavat politike, në kuptimin e kërkimit të shpëtimtarëve politikë. Ne do të luftojmë që t’i rikthejmë bastionet tona, por fitorja në Komunat ku kemi qenë edhe më herë fitues, domethënë fitore e betejave të vogla“, shkruan Haziri në një status në Facebook.

Ai thotë se LDK duhet të ruaj atributin e partisë urbane dhe shton se partitë nuk janë “fabrika të llafeve” teksa ka kërkuar të ndalet kultura e gjetjes së fjatorit.

“LDK duhet ta ruaj atributin e partisë urbane, duhet shtrihet fuqishëm në kuptimin e ndikimit të madh dhe të rikthehet kultura elitare politike. Fatkeqësisht, partitë tona janë ‘fabrika të llafeve’, ku vazhdimisht kërkohet fajtori për ta ‘gozhduar’. Kjo kulturë e të bërit me gisht duhet të largohet dhe të ndërtohet një logjikë uniteti. Jam i bindur se nëse punojmë me unitet, LDK do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të vjeshtës”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka ndërmarrë një hap tjetër në luftën kundër pandemisë…