Haziri: Masakra e Llashticës, e dyta pas Reçakut

13 prill 16:28

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, ka bërë homazhe të premten te varrezat e të rënëve në masakrën e Llashticës në 19-vjetorin e rënies së tyre.

Haziri ka thënë se përmes Llashticës kujtojnë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri.

“Ky është 19-vjetori i prillit të madh, i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra e masakrua fëmija më i vogël në luftën çlirimtare të Kosovës dhe plaka më e vjetër në moshë. Është masakra më e madhe që Gjilani dhe regjioni e ka përjetuar. Natyrisht që kjo masakër lidhet edhe me rënien heroike të Agim Ramadanit më 11 prill”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se kjo masakër është një plagë e hapur, pasi ende nuk ka filluar asnjë hetim.

“Shpresoj shumë në organet e drejtësisë që një ditë drejtësia të shfaqet edhe në këto vendbanime”, ka thënë Haziri.

Forcat paramilitare serbe më 13 maj të vitit 1999 kishin vrarë dhe masakruar 26 civilë shqiptarë në Llashticë të Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian (BE) për politikë të…