Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazir, ka bërë me dije se kjo parti po i vuan pasojat e Kuvendit të 31 janarit, ku nuk kaloi mocioni për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.
Ai ka vlerësuar se përplasja që doli nga ky kuvend u reflektua edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në një intervistë për emisionin “Intervista Nacionale”, Haziri ka bërë thirrje për unitet partiak.
“Na po i vuajmë pasojat e 31 janarit, ndoshta për herë të parë them te ju, se kam thënë diku tjetër, por çdo ditë e më shumë që po kaloj unë, unë po shoh më më të vështirë e që me përballu. Sepse fundja fundit është mocion ku njerëzit e japin vlerësimin e vet, e shprehin interesimin e vet”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se ky kuvend ka reflektuar.
“Sepse kjo na u reflektuar edhe në zgjedhje. 31 janari na u reflektua edhe në rezultat zgjedhor në qershor dhe pas qershorit prapë u testua demokracia e brendshme deri në kufij dhe e kaluam si proces. U mbyll se rezultati nuk ndryshoi shumë, prapë mbeti i njëjtë. Por ne jemi në ambientin e njëjtë politik”, është shprehur ai.
Sipas tij, është mirë për LDK-në që tani për tani nuk ka zgjedhje nacionale.
“Zgjedhje nuk ka tash mirë që s’ka. Sepse me pas zgjedhje ish reflektuar prapë efekti jo për të mirë, për të keq, fatkeqësisht për neve na duhet kjo situatë e qetësisë politike, me i bëre dy tre hapa të koordinuar, të përbashkët dhe me hy në garë të brendshme”, është shprehur ai.
Duke folur për dy mocionet që dështuan për shkarkimin e Abdixhikut nga kreu i LDK-së, ai ka thënë se rezultati i zgjedhje nuk u pranuar në mënyrën e duhur.
“Na e kemi ba këtë ushtrimin e demokracisë së brendshme realisht. Në tana aspektet. Kjo u bë dy herë, dy herë dhe shpejt edhe herën e parë u bë me kërkesën e Lumirit, në janar. Mandej, u përsërit me kërkesën e delegatëve kolegëve tonë u mbyll. Dëgjo, rezultat i prodhuar u pranua. Tani ka dy lloje pranime. A është funksional ky pranim? A nuk është? Nuk është”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Nëse s’po dojnë marrëveshjet që sa vjet tu i lut, a unë marrëveshje ikombërë në më temin gjithmonë personalisht dhe edhe kësaj here dhe herën e kaluar ju kam thënë gjithmonë që politikisht LDK-ja dominoi katërdhjetë vjet”, është shprehur ai.



