Haziri për LV-në: Kemi një lloj kokëfortësie politike për të mbërritur qëllime të tjera

21 korrik 2025 | 11:58

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës )LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke tentuar të arrijë qëllime të tjera përmes ngërçit në Kuvend.

“Kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet e drejta as t’i marrin bankat e Parlamentit nga deputetët e tyre”, ka thënë Haziri pas dështimit të 50-të për konstituimin e Kuvendit.

Sipas Hazirit, kjo verë do të karakterizohet me këtë situatë.

“Kemi një lloj kokëfortësie politike në vazhdimësi, për të mbërritur qëllime të tjera politike”, ka deklaruar Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti serb, Nenad Rashiq tha se do ta votonte kryetarin…