Haziri takohet me kryetarë të disa komunave nga Polonia

15 nëntor 2019 | 15:59

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryetari i Parteshit dhe ai i Ranillugut, kanë pritur në takim pune një delegacion të kryetarëve të disa komunave nga Polonia dhe përfaqësues të disa ndërmarrjeve të parkut industrial, të udhëhequr nga Krzysztof Sobejko, kryetar i Komunës Lezajsk, Adam Wylaz, kryetar i regjionit Lezajskog, në të cilin përfshihen disa komuna dhe Zofia Novak, kryesuese e Kuvendit të Komunës Trinça.

Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi për bashkëpunim i Gjilanit, Parteshit e Ranillugut me komunat polake.

Kryetari Haziri pasi i ka falënderuar kryetarët e komunave polake për vizitën, ka njoftuar se gjatë muajve në vazhdim do të konkretizohet bashkëpunimi komunal në fushën e arsimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik lokal, në veçanti.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i…