Haziri: Vetëvendosje ta harrojë partneritetin me LDK-në, pa ndryshuar mendim për Rugovën

23 tetor 2018 | 10:12

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shfaqur kundërshtim në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri ka thënë se partia e Albin Kurtit duhet ta harrojë partneritetin me LDK-në, pa ndryshuar mendim për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figures së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK-në”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i drejtorisë së Emergjencave në Koumunën e Gjakovës, Luan…