Haziri viziton familjen Shaqiri në Vrapçiq, e cila ka rezultuar pozitiv me koronavirus

30 mars 2020 | 14:06

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se  së bashku me ekipin e shëndetësisë primarë të kësaj komune dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, ka vizituar familjen Shaqiri në Vrapçiq, e cila ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Me këtë rast, ai ka thënë se ekipet shëndetësore i kontrollojnë vazhdimisht anëtarët e prekur nga koronavirusi. Në këtë kontekst, Haziri ka thënë se sot kanë dashur të solidarizohen me këtë familje dhe me fshatin Vrapçiq, i cili është në karantinë.

“Le të vazhdojnë me vetizolim dhe vetëpërmbajtje sepse është rruga më e mirë që të përballohet kjo gjendje. Jemi afër tyre, edhe me barna dhe me ushqim. Shpresoj shumë që gjendja e anëtarëve që gjenden në Klinikën Infektive në Prishtinë, të përmirësohet sepse janë në kushte stabile shëndetësore. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, këto janë dhjetë ditët kulminante që duhet të menaxhohen me kujdes maksimal dhe apeloj qytetarët që të rrinë në shtëpi, të keni kujdes në higjienë dhe të përshëndeten me zemër e pa duarshtrëngim, në mënyrë që të mos lejohet përhapja nga pakujdesia”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valdete Idrizi, ka…