Deputetja Idrizi i reagon Bahtirit: Nxitja për dhunë e vëllavrasje, e tmerrshme dhe e dënueshme

30 mars 2020 | 13:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valdete Idrizi, ka thënë se dënon gjuhën dhunënxitëse nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Ajo ka thënë se vendit tonë nuk i duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë!

“Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E dënueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim! Qytetarët i lus të vazhdojnë të rrinë në shtëpi, të ruajnë qetësinë, të tregojnë maturi duke qëndruar në shtëpi me familjet e tyre, duke bërë vepra të mira, duke qenë tolerant, bashkëpunues e solidar, dhe duke i respektuar të gjitha masat dhe udhëzimet nga Institucionet. Të bashkëpunojnë me Institucionet Shëndetësore! Në këtë mënyrë iu lehtësojmë punën edhe atyre që janë në vijë të frontit në përballje me virusin, e nuk kanë komoditet të rrinë në shtëpi! Vetëm bashkë mund të kalojmë këtë pandemi sa më lehtë!”, ka shkruar Idrizi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm për një javë në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, ka pasur…