Hekurani dhe hekuranat janë viktima të frymëzimit dhe edukimit antikombëtar!

04 korrik 2022 | 14:23

Shkruan: Behram Behluli

U bë temë puna e një statusi në FB i publikuar nga Hekuran Murati,, statusi  i Hekuranit tek shumë kush krijoj pezëm, po veçanërisht tek ata qe luftuan e punuan për vendin, kjo me të drejtë!

Por mendimet  se Hekurani dhe hekuranat janë fajtorë kryesor për këto lloje postimesh, mendoj se janë gabim, duke e ditur se disa nga kekuranat e sotëm  në kohën e luftës ishin të mitur kjo tregon se narrativen për luftën hekuranat e kane dëgjuar nga familjarët dhe rrethi me kënd kanë jetuar!

Statusi i Hekuranit tregon vetëm një të vërtete të madhe se në Kosove ka shume familje të cilat e urrejnë lëvizjen për liri, nuk e njohin sakrificën për liri, fëmijët i edukojnë në frymën kundër vlerave Kombëtare!

Prandaj  nëse Hekurani dhe hekuranat kanë filluar me u vetëdijesu ata nuk duhet kërkuar falje për statuset kundër UÇK-së, por duhet kërkuar falje për edukimin e tyre kundër vlerave kombëtare,  dhe në të njëjtën kohe duhet ngre akuzë kundër atyre qe i kane frymezuar me ide të tilla e ua kanë prishë shpirtin.

Sepse, Hekurani dhe hekuranat janë viktima të cilat me siguri ka me i fale Zoti se nuk e dine çka janë duke bërë!

(Autori është ish-epror i UÇK-së).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona tashmë ka zyrtarizuar transferimin e Franck Kessie në “Camp…