Henderson: Salah, në nivel me Messin dhe Ronaldon

24 prill 2018 | 10:48

Në bazë të paraqitjeve dhe ndikimit që ka pasur këtë edicion në shumë ndeshje, duke e ndihmuar Liverpoolin, Jordan Henderson beson se Mohamed Salah është pothuajse në një nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Egjiptiani deri më tani ka shënuar 41 gola në të gjitha garat, 31 në Premierligë. Ai është rrugës së mirë për ta fituar “Këpucën e Artë” në Premierligë, ndërsa po konkurron edhe për atë të Evropës me Lionel Messin e Ciro Immobilen – këta dy të fundit kanë shënuar nga 29.

“Salah si Messi e Ronaldo? Messi dhe Ronaldo kanë qëndruar në nivele të larta për më shumë se 10 vjet, por Salah është mjaftueshëm i mirë që të qëndrojë gjatë në këtë nivel dhe të përmirësohet”, u shpreh Henderson. “Definitivisht, këtë sezon, duke parë mënyrën se si ka luajtur, golat që ka shënuar dhe ndikimin që ka pasur në shumë ndeshje, nënkupton se ai është atje lart dhe mund të krahasohet me më të mirët”, ka shtuar Hendersoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e 50-të.…