Heqja e taksës do ta kthente Kosovën në pozicion edhe më të keq

21 mars 2019 | 08:07

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë duhet të qëndrojë. 

Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se heqja e kësaj mase do ta kthente Kosovën në pozicion edhe më të keq sesa që ishte në ditën kur nuk kishte taksë. 

Selimi ka theksuar se shpeshherë pyetet se a duhet të bjerë qeveria për shkak të taksës por, sipas tij, përgjigja është se ka arsye të tjera pse kjo qeveri duhet të bjerë. 

“Një ndër arsyet se përse Kosova duhet të shkojë drejt zgjedhjeve është keqqeverisja deri në degradim”, ka thënë ai. 

Selimi ka pohuar se punësimet politike, familjare dhe klanore janë vetëm një nga arsyet e shumta që Kosova nuk e meriton të udhëhiqet nga qeveria aktuale. 

Në këtë intervistë Selimi ka folur edhe për Ligjin për dialogun me Serbinë, ku thotë se presin që Kushtetuesja ta marrë vendimin e drejtë në mbrojtje të sovranitetit të vendit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanisti, Halil Kastrati, me anë të një postimi në llogarinë…