Hernandez: Franca nuk ka frikë nga Messi

15 dhjetor 2022 | 11:44

Mbrojtësi i majtë i Milanit dhe Francës, Theo Hernandez, pretendon se Les Blues ‘nuk kanë frikë’ nga Lionel Messi, megjithëse Argjentina është ‘një ekip i jashtëzakonshëm’.

Ylli i kuqezinjve ndihmoi Francën të siguronte një fitore 2-0 ndaj Marokut të mërkurën, duke siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës për herë të dytë radhazi.

Kjo finale do të jetë e para për ish-yllin e Real Madridit, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës së Francës në “Rusi 2018”.

“Tani duhet të mendojmë për finalen, jam i lodhur, por është shumë mirë të fitosh një gjysmëfinale të Kupës së Botës”, ka thënë fillimisht Theo për La Gazzetta dello Sport.

“Tani duhet të rikuperojmë për të dielën, nuk kemi frikë nga Messi, por Argjentina është një ekip i jashtëzakonshëm dhe kemi disa ditë për të punuar”, përfundoi mbrojtësi francez.

Messi ka kontribuar në tetë nga 12 golat e Argjentinës në Kupën e Botës dhe do të luajë në finale për herë të dytë në karrierën e tij.

Asnjë vend nuk ka arritur në finalen e Kupës së Botës më shumë se Franca në 24 vitet e fundit.

Les Blues e fituan atë në vitin 1998 dhe në 2018 dhe humbën në vitin 2006 kundër Italisë së Marcello Lippit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projektligjit mbi ndarjet…