Hernia, shenjat dhe simptomat

31 maj 2023 | 23:30

Hernia (dhjamthi) është dalja jashtë hapësirës së barkut, përmes një “porte” apo defekti të murit të tij, e organeve që ai përmban. Në varësi të vendit ku ndodhet ky defekt do të jetë edhe emërtimi i hernies. Kështu psh. një hernie e lokalizuar në kanalin inguinal do emërtohej hernie inguinale ndërsa rreth kërthizës hernie umbilikale.

Një hernie inguinale nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme, por nuk përmirësohet vetvetiu dhe mund të çojë në komplikime të rrezikshme për jetën. Mjeku juaj mund të rekomandojë kirurgjinë për një hernie inguinale që është e dhimbshme ose zgjerohet.

Shenjat dhe simptomat:

• Një fryrje në rrëzë të kofshës
• Një ndjesi djegieje ose fryrje
• Dhimbje ose parehati në ijë
• Dobësi ose presion në ijen tuaj
• Herë pas here, dhimbje dhe ënjtje rreth testikujve

Trajtimi

Herniet e zgjeruara ose të dhimbshme zakonisht kërkojnë operacion për të lehtësuar simptomat ose për të parandaluar komplikime. Ekzistojnë dy lloje të përgjithshme të operacioneve – riparimi i hernies së hapur dhe laparoskopik.

Riparimi i hernies së hapur

Në këtë procedurë, e cila mund të bëhet me anestezi lokale ose të përgjithshme, kirurgu bën një prerje në ijë dhe shtyn indin e dalë përsëri në barkun tuaj. Kirurgu pastaj qep zonën e dobësuar, shpesh duke e përforcuar atë me një rrjetë sintetike (hernioplastika). Hapja më pas mbyllet me qepje, kapëse ose ngjitës kirurgjikal.

Laparoskopia

Në këtë procedurë mini-invazive, me anestezi të përgjithshme, kirurgu operon përmes disa prerjeve të vogla në bark. Gazi përdoret për të fryrë barkun që ta bëjë më të lehtë pamjen e organeve të brendshme. Një tub i vogël i pajisur me një aparat fotografik të vogël (laparoskopi) futet në një prerje. I drejtuar nga kamera, kirurgu fut instrumente të vegjël nëpër prerje të tjera për të riparuar hernien duke përdorur rrjetë sintetike.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur sonte në emisionin…