HEROI I KOMBIT REXHEP MALAJ, UDHËHEQËSI I POPULLIT SHQIPTAR ALI AHMETI DHE PROF. DR. SC. FITORE MALAJ

11 prill 2024 | 23:45

Ismet Sylejmani

Ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës vajza e Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Bija e vetme e Çelikut të qëndresës nëpër burgjet e ish – jugosllavisë, të pamposhturit Rexhep Malaj, Ajo tash e tutje është: Prof. Dr. Sc. Fitore Malaj!
Fitore Malaj, është bërë Doktor i Shkencave të Edukimit, dhe evenimenti solemn është zhvilluar, në ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në atë Maqedoni, në të cilën Babai i Saj zulmëmadh Gjiganti Rexhep Malaj, në burgun e Idrizovës ka kaluar vite të tëra burg, është mbajtur në izolim e në kushte shumë të rënda, dhe është torturuar barbarisht!
Qyteti ku e ka mbrojtur me sukses disertacionin dhe është shpallur doktore e shkencore pedagogjike Fitorja e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, është Qyteti i Manastirit, vendlindja e Alfabetit të Shkronjave të Gjuhës Shqipe!

Pa gjakun e derdhur për liri të Heronjëve të Kombit, pa luftën heroike dhe historike të armatosur çlirimtare të popullit shqiptar, në ballë me njërin prej themeluesve të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Udhëheqësin e popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, Fitore Malaj, nuk do të mund të mbulohej me aureolën e shenjtë dhe të thirrej me solemnitet Prof. Dr. Sc. Fitore Malaj!

Në mes të urimeve të mëdha që i shkuan me shpejtësi zëri Prof. Dr. Sc Fitore Malajt, vajzës së vetme të Simbolit të Qëndresës Titanike nëpër kazamatet fashiste jugosllave, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, ishte edhe urimi i njërit prej vazhduesve më besnik të idealeve të mëdha, të rrugës së përgjakur të Kryekomndantit të Partisë së Luftës së Kosovës Rexhep Malaj, ai i Udhëheqësit të madh kombëtar Ali Ahmeti.

Prishtinë, 11 Prill 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjet e para cerekfinale në Europa League kanë dhuruar emocione,…