Heroi Rasim Kiçina së shpejti bëhet me shtatore

28 tetor 2018 | 13:45

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se ka filluar të përjetësohet në bronz figura e heroit të kombit, Rasim Kiçina.

Ai ka thënë se shtatorja e Kiçinës do të vendoset në Drenasi për ta kujtuar amanetin e tij se si punohet për atdhe.

“Heroi ynë, Rasim Kiçina, tashmë ka filluar të përjetësohet në bronz. Sot, së bashku me familjarët e tij dhe me shokët, Ardianin dhe Flamurin, vizituam vend punishten ku po realizohet shtatorja që i mungon Drenasit dhe Drenicës. Ashtu siç duhet, në Drenas, Rasim Kiçina do të flas me shekujt me mesazhin se si jetohet dhe luftohet për atdhe! Falënderoj donatorët, të cilët pa kursim, mbështesin iniciativa të përjetësimit të heronjve tanë në sheshet e Drenasit dhe Drenicës, duke i bërë ata të gjallë, çdo ditë në mesin tonë, për të na kujtuar amanetin e tyre se duhet të punojmë për atdheun deri në sakrificë. Falënderoj skulptorët, Ylberin dhe Sabriun, të cilët po e rikthejnë në mesin tonë, me dimensionin heroik, Rasim Kiçinën!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person që dyshohet se ka vrarë 11 persona në…