Hertha shkarkon trajnerin dhe drejtorin Sportiv

24 janar 2021 | 12:40

Hertha e Berlinit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Bruno Labbadia dhe drejtorin sportiv të skuadrës, Michael Preetz, pas një serie rezultatesh negative, që e kanë zbritur ekipin shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes.

Decizive për këtë shkarkim, ishte humbja e djeshme e kryeqytetasve me rezultatin 4-1 ndaj Werder Bremen, ndërsa Labbadia u bë trajneri i katërt që shkarkohet nga stoli i Herthës së Berlinit, në dy sezonet e fundit.

Aktualisht klubi pozicionohet në vendin e 14 të renditjes në Bundesligë dhe ka fituar vetëm një nga 8 ndeshjet e fundit të kampionatit gjerman, teksa edhe këtë sezon do të duhet të luftojë shumë për mbijetesën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike vetëm me shpërndarje…