Hertha synon Xhakën

20 dhjetor 2019 | 14:38

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është synim i klubit gjerman Hertha Berlin. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Germany”.

Trajneri i Herthas, Jurgen Klinsmann po e dëshiron shqiptarin, i cili i ka prishur raportet me tifozët e Arsenalit dhe si pasojë i është hequr edhe shiriti i kapitenit. Ndërsa mediet angleze disa herë kanë raportuar se Xhaka do të largohet nga Arsenali në janar.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua e ka mbështetur vendimin e Tyson Furyt për…