Heshtja e qeverisë para (pa) drejtësisë në Hagë, blerje e paqes politike

05 shkurt 2022 | 20:50

Shkruan: Hisen Berisha

Nga Tribunali Special në Hagë, u bë e ditur edhe për skandalin e fshehjes së dëshmive shfajësues në favor të palëve, ndaj të ndalurve atje.

Ishin dëshmitë e ish shefit të OSBE, z. Dan Everts dhe kryeministrit të shtetit të Rugovës, të qeverisë në ekzil, z. Bujar Bukoshi, që u bënë të ditura së fundmi kur pritej që procesi të hyj në fazën e shqyrtimit kryesor.

Heshtja e institucioneve të Kosovës, si në këtë rast të fshehjes së fakteve, si për ofrimin e garancive për mbrojtje nga liria në një shtet të tretë, lexohet si blerje e paqes politike, duke heshtur para (pa) drejtësisë ndaj liderëve të luftës, paqes dhe shtet ndërtimit.

Kjo na obligon në debatin parlamentar për dhomat e specializuara, produkt i Kuvendit. Por, revoltën time të thellë e shprehë me opinionin publik dhe shoqërinë civile, mediumet, qeverinë, OJQ-të, veteranët me mos ngritjen e zërit ndaj skandalit të dhomave të specializuara.

Ajo çfarë kam pritur që nga TV publik dhe çdo TV tjetër të jet temë e debatit publik në mes penalistësh dhe ekspertëve të fushës për këtë shkelje skandaloze, që i faturohet si dobësi edhe trupës së mbrojtësve vendor, jo vetëm ndërkombëtarë të akredituar atje.

Kohë më parë shqetësim paragjykues shfaqi edhe Komiteti për politika të jashtme i Kongresit amerikan, i kryesuar për të fundit herë nga z. Eliot Engel, që rekomandon rishikimin e statusit të kësaj gjykate nëse është konform parimeve të drejtësisë dhe ligjshmërisë, apo Tribunali Special për Kosovën. Fakti se në ndërtimin e aktakuzës nuk ka asnjë fakt për akuzim nga pretendimet e Raportit të Dick Martit, pastaj fakti i deklamuar nga vet hetuesit e TS në Hagë se pretencat juridike janë krijuar nga deponime dhe bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë serbe, forma e sjelljes së dokumenteve të gjykatës, nga gjykata, në korridoret e Shoqatë së veteranëve, së fundmi fshehja e dëshmive në favor të palëve të akuzuara, e vënë në pikëpyetje kredibilitetin e këtij institucioni për të vendosur drejtësi në këto pretendime akuzuese. Edhe pse me bazën juridike që ka krijuar, parimet e funksionimit, këto Dhoma i janë mbivendosur jo vetëm sistemit të drejtësisë dhe vet institucioneve themeluese.

Në një shtet që ka sistem të kodifikuar të vlerave nacionale, pritja qytetare do të ishte subvencionimi material e politik i mbrojtjes (duke ndjekur shembullin e Kroacisë) si dhe pritjet e mia si deputet që qeveria të ketë mbledhje të jashtëzakonshme, ashtu edhe kuvendi

Sepse nuk ka fyerje më të madhe se mbajtja e krijuesve të shtetit, me akuza të falsifikuara që synojnë gjykimin e qëllimit të luftës sonë për liri dhe paragjykojnë statusin e shtetësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Morena Taraku është mjaft e ndjekur në…