Heshtja që po e mbytë qytetin

25 korrik 2020 | 11:23

Nga: Argjend Softolli

Podujeva qyteti ynë i dashur, po e përjeton një heshtje totale, kur pushteti lokal po e rrjep ngadalë dhe në heshtje.
Koha e pandemisë, qytetin tonë po e varfëron shumë cdo ditë, komuna dhe pushteti lokal nuk e ka as idenë më të vogel se si të ndihmohet qytetari, biznesi, bujqësia, gastronomia, fatkeqësisht tashme Podujevën e ka kapluar korrupsioni edhe në kohë pandemie.
Në Podujevë nuk ka testime për qytetarët që kanë simptoma te COVID-19, qytetarët e paktë që janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv nuk ndihmohen nga pushteti lokal e aq më pak nga ai qendror, Asambleja Komunale është në gjumë të thellë, asamblistët kanë humbur në hapësirë…
Shtëpia e Shëndetit punon me kapacitete tepër të vogla, spitali i ri i ndërtuar nuk është as 20% funksional.
Qyteti po varfërohet, qytetit tonë tashme i duhet nje platformë qeverisëse, që qytetari ta ndjejë afër pushtetin lokal.
Të nderuar qytetarë, për ju mbetet vetëm një opsion, që të keni kujdes, të mbani maskën dhe distancën fizike…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ruzhdi Gjokaj u ka bërë thirje politikanëve shqiptarë në Mal…