Hidhet drogë brenda qendrës korrektuese në Lipjan

10 maj 2018 | 11:14

Disa persona të panjohur nga një veturë me targa vendore kanë hedhur narkotikë brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Rasti ka ndodhur dje pas orës 17:00, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Raportohet se persona të dyshuar të panjohur nga një veturë me targa vendore kanë hedhur brenda rrethojës së qendrës korrektuese disa qese të dyshuar me substanca narkotike të llojit marihuana. Njësia përkatëse policore ka bërë konfiskimin e substancave narkotike dhe është duke hetuar rastin”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar sot aktorin Mensur Safqiu, i…