Higuain: Benzema e meriton ‘Topin e Artë’

27 qershor 2022 | 13:44

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘AS’, Gonzalo Higuain ka folur për formën e Karim Benzemas gjatë sezonit të kaluar dhe nëse ai e meriton “Topin e Artë”.

Sipas ish-lojtarit të Realit, Benzema e meriton “Topin e Artë”. “Benzeman e njoh tash e sa vite dhe gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk befasohem që këtë edicion është sulmuesi më i mirë në botë. Ai e meriton ‘Topin e Artë’”, ka thënë “El Pipita”.

Benzema në 46 ndeshje sa ka zhvilluar sezonin që lamë pas ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime, duke fituar kështu La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës. Më 17 tetor të këtij viti do të mbahet ceremonia për trofeun më prestigjioz personal, “Topin e Artë”. Me francezin që është pretendenti kryesor që ta fitojë atë për herë të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i përdoruesve të drogave në Kosovë është rritur, ndërsa…