Higuaini flet për Milanin, Juven, Allegrin dhe CR7

03 gusht 2018 | 17:40

Gonzalo Higuain është tashmë futbollist i Milanit dhe entuziazmi në kampin kuqezi është i madh. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 146 gola në pesë sezonet e fundit në të gjitha kompeticionet.

“Falënderoj Milanin për përpjekjen e madhe që bëri për të më marrë. Projekti që më është paraqitur më ka motivuar shumë, është sfidë shumë e bukur pas karrierës që kam pasur dhe shpresoj ta shpërblej këtë besim ndaj meje. Milani ka një histori të jashtëzakonshme, ishte një krenari e madhe për mua të merrja ofertë nga ky klub. Shpresoj të bëj gjëra shumë të mëdha, Milani meriton të kthehet në nivelin që i takon. Mund të bëjmë gjëra të mëdha, rëndësi ka të besojmë”, ka thënë Higuain, i cili ka folur edhe për skuadrën e Juventusit, trajnerin Allegri dhe Cristiano Ronaldon. “Kam vetëm falënderime, kanë qenë dy vite të bukura. Allegri? Kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje, por nuk është kjo arsyeja pse erdha te Milani. Nuk kam asnjë peng që nuk do luaj me Ronaldon, kam luajtur me të në Madrid. Juventusi vendosi që nuk duhej të vijoja atje dhe vij në një skuadër ku më kanë treguar sa më duan. Leonardo ka ndikuar shumë në mbërritjen time, e njoh prej kohësh”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në një ceremoni solemne…