Higuaini prezantohet te Chelsea

23 janar 2019 | 22:07

Gonzalo Higuain më në fund është zyrtarisht i Chelseat, duke shkuar në huazim për pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi 31-vjeçar kalon në ‘Stamford Bridge’ pas disa muajsh në huazim te Milani, ku shënoi 8 gola, por pati shumë probleme dhe në javët e fundit dukej qartë që kërkonte të largohej.

Argjentinasi ka pasur një mesatare të jashtëzakonshme goli në karrierën e tij dhe ka fituar trofe me shumicë, ndaj Milani investoi shumë tek ai, por pak nga pak dashuria u zbeh dhe në dhjetor e tutje dukej qartë që po afronte divorci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë vazhduar reshjet e borës në disa njësi të Qarkut…