Hiqet homologimi për automjetet e reja

29 tetor 2019 | 15:21

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar qytetarët se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit.

“Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT-ja ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë. Për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës. I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave”, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ky është një hap i ndërmarrë nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, drejt lehtësimit të procedurave dhe uljes së kostos të cilën duhet të paguajnë qytetarët.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State Warriors shijon fitoren e parë në këtë sezon…