Hiqet “Shqiponja” në Tiranë

10 nëntor 2018 | 23:41

Është hequr ditën e sotme simboli i shqiponjës i vendosur në vendin e qujtuar nga lokalët “Rrethrrotullimi i Doganës” në hyrje të Tiranës.

Shqiponja vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha si dhe kontribut të dhënë edhe nga Lazim Destani, në nëntor 2012.

Shqiponja është hequr pasi në vend të rrethrrotullimit do të ndërtohet mbikalim për lehtësimin e lëvizjes së mjeteve në këtë nyje shumë të rëndësishme të kryeqytetit.

Nga sot “Sheshit Shqiponja” do ketë vetëm emrin të tillë, pasi simboli nuk është më.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që tensionet mes dy Turqisë dhe Greqisë mbeten të…