Historia interesante e futbollistit Bashkim Ajdini

07 mars 2019 | 12:02

Futbollisti Bashkim Ajdini ka një histori interesante. Ai është me prejardhje nga Ternoci, kurse ka lindur më 10.12.1992 në Halmstad të Suedisë.

Futbollisti në fjalë për dhjetë vite e ka bartur mbiemrin Renneke, pasi ka jetuar në Gjermani pa familje dhe mbiemri ishte përshak të trajnerit të Bashkimit, i cili e ka sjellë në Gjermani nga Ternoci dhe e kishte mbikëqyrur për disa vite.

“Tash jam tepër i gëzuar dhe krenarë që të barti në fanellë mbiemrin tim të vërtetë”, ka thënë ai.

Ajdini është futbollist profesionist në Ligën e Tretë të Gjermanisë dhe bartë fanellën me numër 7 në klubin e VFL-Osnabruck, i cili është në pozitën e parë dhe ka të gjitha shanset për tu ngritur në Bundesliga 2. Bashkimi është një lojtar që mund t’i luaj disa pozicione të ndryshme, por i preferuari është mesfushor i krahut.

/Faton Dërmaku/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali regjional në Mitrovicë dhe kompania më e madhe ndërtimore…