Historiani Shala: Festat fetare tek shqiptarët kanë shërbyer edhe për mobilizim kombëtar
31 mars 2025
| 13:16
Shqiptarët bëjnë pjesë tek ajo pjesë e botës islamike më e moderuar.
Kështu ka thënë në “Klan Kosova”, historiani Azdren Shala.
“Zakonisht në festat fetare shqiptarët i kanë tejkaluar hatërmbetjet”, ka deklaruar Shala.
Shala në emisionin e mëngjesit Ora 7 tha se festat fetare në të kaluarën janë shfrytëzuar edhe për mobilizim kombëtar.
“Sidomos gjatë sundimit serbo-jugosllav njëshekullor. Tek shqiptarët këto festa kanë shërbyer edhe si kamuflim për të ndërtuar edhe platforma. Kjo sepse shpeshherë organizime të tilla masive edhe nuk janë lejuar”, ka thënë Shala në Klan Kosova.



