HISTORIKE! Leverkusen fiton titullin kampion në Bundesligën gjermane

14 prill 2024 | 19:25

Tashmë është zyrtare! Bayer Leverkusen, është skuadra kampione për sezonin 2023-2024, në Bundesligën gjermane.

Pas një kampionati larg çdo pritshmërie, skuadra e Xabi Alonsos, e finalizon në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar titulli kampion.

Ky është titulli i parë në historinë 120 vjeçare të klubit të Leverkusen. Triumfoi 5-0 ndaj Werder Bremen, bëri që të shpërthejë festa e çmendur nga tifozët kuqezinj.

Një ecuri e pastër, 25 fitore në 28 ndeshje të Bundesliga-s të luajtura, katër barazime dhe asnjë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme turke paralajmëron se lufta në Gaza mund…