“Hivzi Sulejmanit” i dorëzohen 49 tituj veprash dhe librash

29 shtator 2020 | 10:15

Dje (e hënë), pas përfundimit të edicionit të parë të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, organizuar në Prishtinë nga Kimete Kasumi dhe koordinatori Berat Armagedoni, drejtorit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës i janë dorëzuar 49 tituj të rinj të librave dhe të veprave të botuara në vitet 2017-2020, me gjithsejtë 228 ekzemplarë. Ky donacion përbëhej nga libra me poezi, me prozë, me studime nga fusha e gjuhës, e letërsisë, e gazetarisë, e historisë, e filmit etj.

Drejtori i bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Munish Hyseni, përgëzoi organizatoren e panairit dhe koordinatorin e tij, si dhe shprehu falënderime për mbledhjen dhe për dhurimin, nga botues dhe individë, të librave për bibliotekat e shkollave të Prishtinës. Drejtor Munishi bëri me dije se, pas klasifikimit që do t’ua bëjnë librave dhe veprave të dhuruara, do t’i shpërndajnë nëpër shkollat e kryeqytetit – Prishtinës.

Ndërkaq koordinatori i panairit, Berat Armagedoni, tha se edicionin e ardhshëm të panairit do ta pasurojnë edhe me aktivitete të tjera si dhe sërish do të mbledhin dhe të dhurojnë libra për bibliotekat e shkollave fillore të mesme të ulëta dhe për shkollat e mesme të larta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore thonë se ata kanë…