Hollësi të tjera për rastet e mbrëmshme me koronavirus në Vushtrri

27 maj 2020 | 08:15

Pas tetë rasteve të reja të konfirmuara mbrëmë në Vushtrri me koronavirus, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka konfirmuar se këto raste kanë qenë raste kontakti me të infektuarin që ka dalë pozitiv ditën e shtunë.

Tahiri ka thënë se personi i cili ka dalë pozitiv kishte vizituar tri ordinanca private, por të njëjtat nuk e kanë rekomanduar për testim për Covid-19 ani pse ka pasur shenja. Nga ky person janë infektuar tetë persona, në mesin e tyre tre punëtorë shëndetësorë.

Tahiri në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini ka treguar se në dy javët e ardhshme shërbimet e rëntgenit dhe marrja e infuzioneve do të jenë të mbyllura në spitalin e Vushtrrisë.

Të gjitha rastet e kontaktit në Vushtrri janë në vetizolim, duke përfshirë edhe ata që kanë rezultuar negativë për Covid-19.

Deri tani kjo komunë ka shënuar gjithsej 55 raste me koronavirus, ku 31 prej tyre janë aktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti gjerman për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se…