Homazh për Nexhmijen (poezi nga Adem Gashi)

07 shkurt 11:33

Adem Gashi

E PANJOHURA PËR JETËN DHE VDEKJEN
(Homazh për Nexhmijen)

kur vdiq Lasgushi
zyrtarët monistë me tru të trashë
pyesnin me habi:
ç’ne ky, akoma ishte gjallë

o Zot
ai gjallë është edhe sot

sot do të nisen nga zyrtarët tanë
telegramet e ngushëllimit
për vdekjen e Bilbilit

o Zot
Bilbili është gjallë
në një gjethe tërfili
tjetër që ne s’dimë t’i lexojmë kalendarët
derisa “era loz me barin-ooo”
me tingujt e një violine përmallimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se planet verore të Meghan Markles dhe Princit Harry…