
Meghan dhe Harry e kalojnë verën në Los Angeles?
07 shkurt
11:31
Duket se planet verore të Meghan Markles dhe Princit Harry po shkojnë duke u sofistikuar. “Atyre u pëlqen të jenë në Kanada, por janë në kërkim edhe të shtëpive në Los Anxhelos”, ka pohuar një person i afërt me ta për revistën “People”.
“Me gjasë kanë shtëpi në të dyja vendet”. Revista, po ashtu, raporton se çifti i famshëm do ta kalojë verën në Los Anxhelos.
Për ata që nuk e dinë, Meghan është lindur në LA dhe nëna e saj, Doria Ragland, jeton atje.
Ajo, gjithashtu, ka disa miq ende në këtë zonë dhe një sistem mbështetës të shkëlqyeshëm në Bregun Perëndimor.