Horror në Turqi, babai vret 2 fëmijët dhe plagos gruan

22 maj 2022 | 14:04

Një ngjarje horror ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Antalia të Turqisë.

Një 38-vjeçar ukrainas ka vrarë ne thikë dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç, ndërsa ka plagosur bashkëshorten.

Sipas medieve turke ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit (me orën lokale), kur autori, i cili kishte shkuar në Turqi me familjen pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka pasur një debat të ashpër me bashkëshorten, të cilën e sulmoi me thikë.

Më pas autori ua ka prerë fytin dy fëmijëve të tij, të bijën gjashtëvjeçare dhe djalin katër vjeç. 38-vjeçari, i cili ishte pedagog i Ekonomisë në një universitet në Kharkov është arrestuar dhe akuzohet për vrasje me paramendim. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ralf Rangnick nuk e konsideron Cristiano Ronaldon përgjegjës për dështimet…