Rangnick nuk e konsideron Ronaldon përgjegjës për dështimet e Unitedit

22 maj 2022 | 14:00

Ralf Rangnick nuk e konsideron Cristiano Ronaldon përgjegjës për dështimet e Manchester United.

Manchester United kanë kaluar në një periudhë aspak të mirë këtë sezon.

Ata kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, kështu duke rrezikuar dhe vendin për në Evropa Ligë.

E dështimi i  “Djajve të Kuq” nuk duhet t’i adresohet yllit portugez, Cristiano Ronaldo tha trajneri i përkohshëm i tyre.

“Cristiano shënoi disa gola dhe nuk po e fajësoj fare, ai bëri shkëlqyeshëm në ato ndeshje, por ai nuk mund të bënte më shumë”, ishin fjalët e Rangnick.

Sipas trajnerit, ata mund të bënin më mirë gjatë këtij sezoni.

“Unë jam ai që jam më i zhgënjyer për këtë dhe i frustruar për këtë. Në një fazë ne thjesht duhej të gjenim kompromise – duke sulmuar pak më thellë”, ka thënë gjermani.

United tashmë kanë emëruar trajnerin e tyre të ri, holandezin Erik ten Gag, ndërsa Ralf Rangnick do të marrë drejtimin e Austrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin…