Hostoni barazohet me Golden State

17 maj 2018 | 11:44

Houston Rockets ka vendosur baraspeshën me Golden State Warriors në serinë e dytë të finaleve, pasi ka fituar me rezultatin 127-105.

Kevin Durant për miqtë ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por nuk ka mjaftuar, pasi vendasit në fund triumfuan dhe deri në fund duhet pritur se kush do të kalojë në finalen e madhe. Rockets, në të gjitha periodat kanë shënuar më shumë se kundërshtari i tyre dhe në fund fitorja ishte krejtësisht e merituar. Që në periodën e parë vendasi shënuan pesë pikë më shumë, duke e mbyllur me rezultatin 26-21. Diferenca u thellua edhe më tej në periodën e dytë, që ishte edhe më e mira për Rockets, që regjistroi rezultatin 38-29. Në total pjesa e parë u mbyll me shifrat 64-50.

Në njëfarë mënyre u përcaktua edhe se si do të përfundonte takimi, edhe pse në pjesën e dytë, sidomos në periodën e tretë, Warriors u përpoqën të ndryshojnë diçka. Por ishte e pamjaftueshme, pasi sërish Rockets shënuan dy pikë më shumë se miqtë. Dominimi i skuadrës vendase vijoi edhe në periodën e katërt dhe me shifrat 127-105 fitoi dhe tashmë seritë e finaleve në Konferencën e Perëndimit shkuan në 1-1. Tanimë përgatitjet bëhen për ndeshjen e tretë, që luhet në fushën e Warriors. Kevin Durant tanimë do të presë edhe ndihmën e shokëve për të fituar.

Në këtë takim ai arriti të realizojë 38 pikë, ndërkohë që pritej më shumë nga Stephen Curry, realizues i 18 pikëve, 7 asistimeve dhe 7 ribaundeve. Rockets nga ana tjetër kanë pesë basketbollistë që arritën të shënojnë mbi 10 pikë. James Harden dhe Eric Gordon realizuan nga 27 pikë, P.J. Tucker 22 pikë, Trevor Ariza 19 pikë dhe Chris Paul 16 pikë. Me këto shifra normalisht që edhe fitorja do të shkonte në anën e Golden State.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë, Samiti i Evropës…