Hoteleria, gastronomia, këngëtarët, stilistët dhe sallonet e bukurisë i shmangen tatimit

31 gusht 2022 | 15:56

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka mbajtur konferencë për media, përmes së cilët ka njoftuar se ka realizuar aktivitete në terren te veprimtaria e gastronomisë/hotelerisë, këngëtarëve, stilistët, si dhe salloneve të bukurisë.

Murtezaj ka thënë se ATK-ja ka mbledhur informacione të ndryshme, të cila e vërtetojnë aktivitetin e gastronomisë/hotelerisë, këngëtareve, stilistet, si dhe salloneve të bukurisë, ku për secilin kemi mjaftueshëm informata për të bërë vlerësime tatimore.

Tutje në këtë konferencë u theksua se sezoni i verës shumëfishon aktivitetet e lartpërmendura, të cilat bazuar në aktivitetin që kanë janë si një zinxhir, pasi që kryesisht në këtë sezon janë shumë evidente ndeja të ndryshme, si në restorante ashtu edhe në diskoteka, në të cilat ndërlidhen pjesa e këndimit ose dj, si dhe përgatitja nga sallonet e bukurisë dhe stilistet.

Ai ka thënë se për këtë qëllim në fillim të këtij viti kanë dizajnuar projektin për Akomodim dhe Shërbime Ushqimore, i cili bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, renditet si njëra ndër industritë me nivel të lartë të mospërmbushjes së detyrimeve tatimore, andaj edhe është pjesë e planeve specifike të përmbushjes për grupet e identifikuara me rreziqe të larta për vitin 2021.

Murtezaj, ndër të tjera përmendi problemet më specifike, të dala nga sistemet dhe modulet e ndërtuara përbrenda ATK-së, të cilat kanë kontribuar në këtë përzgjedhje të trajtimit të kësaj industrie “pagesa përgjithësisht të ulëta,  me një kontribut të vogël në të hyra,  pavarësisht numrit të madh të tyre; mosdeklarimi i punëtorëve dhe pagesa cash e tyre; mosdeklarimi apo nën-deklarimi i ahengjeve dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore; mos-lëshimi i kuponëve fiskal; pagesat po ashtu në cash të realizuara në mes të  konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme; si dhe mosmbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj”.

Në fund të kësaj konference drejtori i ATK-së u ka bërë thirrje të gjithë personave, bizneseve, të cila gjatë kësaj sezone kanë pasur aktivitete të shtuar të deklarojnë dhe paguajnë saktë obligimet e tyre që i përcakton Legjislacioni Tatimor në fuqi, në të kundërtën ka thënë se janë të obliguar që të fillojnë me hapjen e kontrolleve, si dhe ndëshkimet për mosdeklarim, e cila sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës konsiderohet si vepër penale. “I bëjmë thirrje që deri në afatet e rregullta me datën 20 të muajit shtator dhe 15 tetor, të deklarojnë dhe paguaj obligimet tatimore, pasi që pas këtyre afateve veprimet e ATK-së nuk do të jenë më thirrje por veprime konkrete”, ka thënë drejtori i ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një foshnjë 20-muajshe ka vdekur pasi është goditur nga një…