Hotelet e Kosovës pritën mbi 54 mijë vizitorë vetëm në dhjetor

09 shkurt 2024 | 13:55

Biznesi i hotelerisë çdo muaj është duke realizuar profit, pasi duket se hotelet janë mjaft të frekuentuara.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se vetëm në muajin dhjetor numri i vizitorëve nëpër hotele ishte për 40 për qind më i lartë sesa në po të njëjtin muaj të vitit 2022.

Sipas të dhënave të ASK-së në këtë periudhë hotelet patën mbi 54 mijë vizitorë.

“Në dhjetor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 54 832, prej tyre 40.1 për qind  ishin vendorë dhe 59.8 për qind ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022 (sa ishin 42 042 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 30.4 për qind. Numri i net qëndrimeve ishte 145 619, prej tyre 43.9 për qind nga vendorët dhe 56.0 për qind nga të huajt”, ka njoftuar ASK-ja.

Ndërsa numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve nga vijnë.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (dhjetor 2022) ka rritje të vizitoreve për 25.1 për qind. Në total 32 835 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia etj.”, ka njoftuar ASK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës në Kosovë, delegacioni i Grupit të…