Hoti: Adem Jashari dhe familja e tij janë emblema e UÇK-së

05 mars 2021 | 13:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rënia heroike e familjes së Adem Jasharit, është  akt historik dhe frymëzimi për të gjithë.

Hoti në manifestimin qendror, ku është mbajtur edhe parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se familja Jashari është bërë emblema e UÇK-së, falë sakrificës unike.

“Adem Jashari dhe anëtarët e tij u bënë emblema e ushtrisë së popullit. Nga tradita jonë e lashtë dëgjuam e lexuam rrëfime të shumta, por me një vlerësim mund të kontaktojmë që sakrifica e familjes Jashari është unik”.

“Me besnikërinë ndaj Kushtetutës duke bartur uniformën e FSK-së ju jeni duke mbrojtur atdheun. Ju e dini mirë se sa i lartë është çmimi i lirisë. Ju jeni shembull i shërbimet vetëmohues”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës,…