Hoti: Banka Botërore thotë Kosova qenka zhvilluar nga ‘regjimet e kaluara’, mashtrimet po marrin fund

14 maj 2023 | 16:24

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka cituar Bankën Botërore, duke thënë se “Kosova qenka zhvilluar nga ‘regjimet e kaluara’”.

Hoti shkroi në “Facebook” se kjo dëshmon se “pavarësisht” sfidave, Kosova gjatë qeverisjeve të kaluara është zhvilluar, e jo varfëruar.

“Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet”, shkroi Hoti.

“Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”, shtoi ai.

“Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, shkroi Hoti në fund të postimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 15:00,…