Hoti deklarohet pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së për Kosovën

06 qershor 2020 | 19:46

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të MCC-së për të zhbllokuar fondet për Kosovën dhe vazhdimin e programit të saj në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në “Twitter”, e ka mirëpritur këtë vendim të MCC-së. “Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, MCC më herët bëri të ditur se do ta vazhdojë programin e saj në Kosovë pas vendimit për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media,…