Hoti dhe Rudari u ofrojnë mbështetje bizneseve në Podujevë

08 mars 2020 | 15:01

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka shoqëruar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari në fushën elektorale për zgjedhjet e 15 marsit.

Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se me Rudarin janë takuar me përfaqësues të bizneseve të cilëve u kanë premtuar mbështetje të nivelit lokal dhe qendror.

“Bashkë me Nexhmi Rudari sot takuam disa biznese në Podujevë, kryesisht të ndërmarrësve të rinj, ku biseduam për sfidat dhe planet e tyre. I falënderoj të gjithë për prezencën. Diskutuam gjerësisht disa projekte shumë interesante, si shitjet ‘online’ apo kultivimi dhe shitja e shafranit. Komuna do ju qëndrojë afër këtyre bizneseve, krahas mbështetjes nga niveli qendror”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…