Hoti i reagon Musliut pasi e kritikojë për keqorganizimin e festës së 28 Nëntorit

30 nëntor 2020 | 12:20

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti, për keqorganizim të festës 28 Nëntori.

Pastaj Hoti në një fjalë rasti i është kundërpërgjigjur Musliut duke thënë se për shkak se i gjithë stafi shëndetësor dhe policia nuk kanë mundur të pushojnë, ka vendosur që sot të dalë në punë edhe shërbyesit civilë.

“Për shkak se i gjithë stafi shëndetësor, policia, inspektorati nuk e kanë pushim, kemi vendosur që sot të dalin në punë edhe shërbyesit civilë. Andaj, çfarëdo konotacioni që keni vendosur t’i jepni – nuk qëndron”.

“Tash që po përballemi me valën e dytë të pandemisë, i kemi organizuar edhe një herë klinikat për të krijuar shtretër shtesë”.

“Nuk jemi para kolapsit. Jemi në gjendje emergjente shëndetësore. E kemi përmirësuar furnizimin me barna”.

“Po punojmë shumë për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ne kemi marrë një vendim para dy jave ku kemi kategorizuar komunat të cilat janë më shumë në rrezik nga Covid-19”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…