Musliu, Hotit: Keni lënduar të gjithë shqiptarët me qasjen inferiore ndaj festës së 28 Nëntorit

30 nëntor 2020 | 12:19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti, duke thënë që për herë të parë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, nuk është shënuar Dita e Flamurit.

“Ajo çka thashë unë qëndron plotësisht. Kthehu te viti i kaluar, ose para 2-3 vitesh dhe shiko se si është trajtuar festa e 28 Nëntorit. Jeni ju, i pari që po i shkelni këto rregulla. Ju keni lënduar të gjithë shqiptarët me qasjen inferiore ndaj kësaj feste”.

“Që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 28 Nëntori. është festuar zyrtarisht në Kosovë”, ka thënë Musliu.

Ndryshe kryeministri Avdullah Hoti, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës iu përgjigj kritikave për qasjen ndaj festës së 28 Nëntorit, duke thënë se qeveria që ai drejton ka zbatuar agjendën zyrtare që është tash e disa vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar urgjentisht që të…