Hoti: Jemi të përkushtuar për një zgjidhje sistematike e jo kreative

22 tetor 2020 | 17:08

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në procesin e dialogut Kosovë-Serbi duhet një zgjidhje sistematike e jo kreative.

Në Forumin e Sigurisë ‘Beograd 2020’, i cili po mbahet në formë virtuale, ai ka thënë se në këtë proces duhet të pranohet realiteti.

“Të mos diskutojmë se çfarë do të humbas Serbia apo çfarë do të fitojë. Të pranohet realiteti. Po ashtu të pranohen disa çështje nga e kaluara për të qenë në gjendje të ecim para, për të ndërtuar të ardhme paqësore përgjithmonë, jo zgjidhje të përkohshme, por të përhershme mes dy vendeve”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Muller beson se e ka dëshmuar veten dhe meriton…