Mulleri pret ftesë nga Lowi

22 tetor 2020 | 17:02

Thomas Muller beson se e ka dëshmuar veten dhe meriton ftesën nga Kombëtarja e Gjermanisë dhe se, pavarësisht çfarë ndodh, ai nuk do të ndalet.

Mulleri së bashku me Hummels dhe Boateng nuk janë përfshirë nga tekniku Joachim Low në edicionin jo të mirë të Kupës së Botës në vitin 2018. Sulmuesi i Bayernit që nga ajo kohë nuk është paraqitur me kombëtaren, pasi që Low nuk ka qenë i kënaqur me të.

Tekniku i Gjermanisë muajin e kaluar tha se ai është një lojtar i mrekullueshëm, por e ardhmja i përket gjeneratës së re.

“Të gjithë mund ta shohin se në çfarë forme të mirë jam. Nuk kam nevojë të them asgjë më shumë. Do ta marr me ngadalë dhe tani do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Mulleri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Disa vlerësime tregojnë se integrimi ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor…