Hoti kërkon përkrahjen e Italisë për Kosovën në proceset integruese

27 shkurt 2019 | 13:05

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovës, Cristoforo Sardin.

Hoti ka falënderuar ambasadorin Sardi për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit italian deri më tani për Kosovë. Gjatë këtij takimi Hoti e ka njoftuar ambasadorin lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë Hoti ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e LDK-së.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera eurointegruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast Hoti ka kërkuar mbështetjen e mëtejme të Italisë sa i përket këtyre proceseve.

Ndërsa ambasadori Sradi ka shprehur gatishmërinë e tij dhe shtetit italian për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita shqiptare ka anuluar protestën e paralajmëruar për nesër (e…