Hoti: Kosova e gatshme për të caktuar datën e takimit të Uashingtonit

03 korrik 2020 | 12:23

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë të gatshme për rifillimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Hoti ka thënë se është gati të flas me emisarin special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, për caktimin e datës për takimin e Uashingtonit.

Ai ka treguar se dialogu në SHBA nis me agjendë ekonomike për të vazhduar më pas me atë politike.

“Kosova ka institucione legjitime kushtetuese të gatshme të marrin të gjitha përgjegjësitë. Unë jam i gatshëm dhe në koordinim me Grenell për të caktuar një datë për dialogun, me një agjendë fillimisht ekonomike e më pas politike, për njohje reciproke dhe normalizim të raporteve mes dy vendeve”, ka deklaruar Hoti.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takim i kryeministrit të  Shqipërisë, Edi Rama, me…